Ishte larguar nga shtëpia, gjendet pa jetë pas 3 ditësh

Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë Vesel Isufi 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur i humbur, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.

Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon