Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Sh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Please follow and like us: