Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Borsh – Sarandë, në Volloder.
50-vjeçari Gazmend Çaushi kthehej nga puna për në shtëpi, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
50-vjeçari ka pësuar dëmtime në në të dyja këmbët dhe është dashur ndërja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij nga automjeti.
Pasi është nxjerrë nga mjeti me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Sarandës, ai është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas drejt Tiranës për mjekin më të specializuar.
Please follow and like us: