SARANDA NEWS

spot_img

Furumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë pyet Kumbaron dhe SPAK-un: Dini gjë për këtë plazh?!

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka reaguar pas operacionit të djeshëm të IKMT dhe Policisë së Shtetit. Në reagimin e tyre, Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore , ndër të tjera thuhet: …

Nderkohe autoret e ketij plazhi kishin hapur nje rruge disa kilometra te gjate mes permes zones se mbrojtur pa ju dridhur fare qerpiku. “Zbulimi” i ketij plazhi nga autoritetet ne nje zone me vemendje te larte si Parku i Butrintit tregon se ose kontrolli i territorit eshte ne shkallen zero ose korrupsioni eshte i nje niveli shume te larte.

Per te ilustruar kete konkluzion Forumi ben te ditur se kjo zone eshte ne mbikqyrjen e autoriteteve te meposhtme:

1. Administrates se Parkut Kombetar te Butrintit nen Ministrine e Kultures

2. Administrata e Zonave te Mbrojtura Ministria e Mjedisit

3. Agjencia e Bregdetit nen Ministrin e Turizmit

4. IKMT nen Ministrine e Brendshme

5. Bashkia e Sarandes

6. Policia e Shtetit

si dhe te famshmeve SAT Albania 1 dhe Albania 2 qe duhet te monitorojne nga qielli territorin.

Pra krijimi i nje plazhi gjigand me rere artificiale ne nje zone te mbrojtur dhe Pasuri Boterore e UNESCO tregon se asnje institucion i paguar me taksat e qytetareve nuk ka funksionuar.

Forumi i Trashegimise ben nje thirrje publike per te kerkuar pergjegjesit per kete ngjarje te rende, e cila po kalon pa asnje vemendje ne media dhe ne publik.

Por ajo qe eshte me e rende eshte fakti se ngjitur me kete plazh te “zbuluar” ndodhet nje tjeter super plazh i gerrmuar prej dy vitesh me mjete te renda dhe eskavatore duke nderhyre ne pejsazhin e kesaj Zone te Mbrojtur. Policia dhe IKMT nuk pane dhe nuk nderhyne ne kete plazh i ndertuar me nje arrogance te pa shembull ne nje zone te mbrojtur nga UNESCO nga njeri prej oligarkeve te Tiranes.

Forumi ben nje pyetje publike:

A eshte ne dijeni per kete tjetersim te vijes bregdetare brenda zones se Mbrojtur, shpallur Pasuri Boterore e UNESCOS zonja ministre Kumbaro?

E pyetur ne nje emision televiz mbi kete ndertim pa leje Kumbaro premtoi nje investigim . A mbaroi investigimi pas nje viti nga ky premtim? Nese jo zonja Ministre mund te shikoje promovimin qe ky oligark i ben ketij ndertimi pa leje ne rrjetet sociale.

Perse nuk flet dot zonja Kumbaro? A ka ajo konflikt interesi? A punon/ka punuar bashkeshorti i Ministres ne median e ketij oligarku? A ka marre zonja Ministre nje dhurate ne natyre nga oligarku ne fjale?

Shpresojme se ministrja Kumbaro do te jape nje pergjigjie publike mbi kete ndertim pa leje shume prane plazhit te “zbuluar” rastesisht nga Policia e Shtetit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial