Dritan Peçi dhe Jolio Dine dhurojnë pagën e këshilltarit për familjen Rezvani

Nje aksident automoblistik ne lagjen nr.3 te Sarandes ne 21 shtator 2020, i mori jeten infermieres se Spitalit te Sarandes, Adelina Rezvani 58 vjec.

Autoambulanca e qytetit u perplas me nje automjet tjeter ne oret e para te mengjesit te asaj dite duke shkaktuar plagosjen rende te Rezvanit, e cila nderroi jete nje jave me pas.

Rreth dy vite e gjysme me pas, bashkeshorti i saj, Brahim (Pini) Rezvani 66 vjec, nderroi jete, duke lene jetime e pa perkrahje dy vajza, te cilat sot jane studetente ekselente ne Tirane por me mundesi shume te pakta ekonomike.

Keshilltaret Dritan Peci dhe Jolio Dine, kane vendosur qe shperblimin e tyre te perfituar nga Keshilli Bashkiak i Sarandes, ta japin per dy vajzat e familjes Rezvani deri sa ato te perfundojne shkollen.

Please follow and like us:
fb-share-icon