Demokratët e Vulës do votojnë nesër në bashki për zgjedhjen e Lulit kryetar

Demokratët e Vulës u kanë kërkuar demokratëve të Sarandës për të marrë pjesë në votim për zgjdhjen e Lulzim Bashës kryetar.

Votimi do të mbahet në një prej ambjenteve të Bashkisë Sarandë, në sallës ku zhvillon mbledhjet edhe Këshilli Bashkiak.

Sipas organizatorëve, lista e tyre numëron 240 anëtarë.

Votim i ngjashëm për zgjedhjen e Bashës kryetar do të zhvillohet edhe në Delvinë, ku sipas organizatorëve, numri i anëtarësisë është 326 demokratë.

Please follow and like us:
fb-share-icon