Një 51-vjeçar është gjobitur me 200 mijë lekë të vjetra dhe proceduar penalisht, pasi mbante me karrige vende parkimi, të cilat i jepte me pagesë 5 – 20 mijë për pushuesit.
Policia njofton se datën 08.08.2023, rreth orës 10:30, në bazë të informacioneve në rrugë operative, si dhe kallëzimeve, të cilat bënin fjalë se shtetas të pa identifikuar pushtonin hapësirat publike, duke vendosur sende dhe mjete në rrugë, me qëllime përfitimi.
Policia Bashkiake Sarandë së bashku me Komisariatin e Policisë Sarandë konstatuan se shtetasi S. S, kishte pushtuar hapësirën publike duke u marrë lekë qytetarëve nga 500 Lekë deri në 2000 Lekë për çdo parkim. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.