Goditet me thikë inspektori i Policisë së Lukovës, në gjendje kritike për jetën

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë Redin Çaushaj 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhori Mërkuri 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Thodhori Mërkuri pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Please follow and like us:
fb-share-icon