Aksident mes një automjeti dhe një motori, i riu transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur në lagjen nr. 2 në Sarandë përpara pak çastesh.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për Saranda Web se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital.

Si pasoje e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit, shtetasi Gerti Naçi, 33 vjec.

Ai ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Sarandes dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka nisur hetimet per rastin.

Please follow and like us:
fb-share-icon