Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy turistët italianë që humbën jetën në saj të aksidentit tragjik në Sarandë. Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.
Motori me të cilin lëviznin dy turistët italianë nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një Mercedes Benz që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.
“Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundert çka dyshohet se I ka prerë rrugën motorin Honda. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Deshmitaret ne oret e para te mengjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta.
Arrestohet 17-vjecari: akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291