Nivica 7 ditë pa ujë! Banorët: Na thonë s’do ndërrojmë pompën tuaj sa herë digjet. Jorgo Goro s’hap telefonin

Fshati Nivicë, rreth 5 km larg nga Saranda, por pjesë e bashkisë Himarë, ka 7 ditë pa ujë.

Shkak për mungesën e ujit është djegia e pompës që furnizon fshatin me ujë të pijshëm.

Banorët shprehen për Saranda Web se janë ankuar në Ujësjellësin e Himarës, por përgjigjia ka qenë se nuk kemi lekë të ndërrojmë pompën tuaj sa herë digjet.

Banorët kanë tentuar të kontaktojnë me kryetarin e bashkisë ende në detyrë Jorgo Goro, por sipas tyre Goro nuk u hap telefonin.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon