Dashamir Malo dhe Vangjel Zafirati përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, Patër 2023

Dashamir Malo dhe Vangjel Zafirati përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, Patër 2023.

Prej datës 4 deri më 14 Shtator 2023, në qytetin Patra të Greqisë po mbahet Festivali Nderkombëtar i Poezisë. Edicioni i VI. Në këtë festival marrin pjesë 70 poetë, nga 20 vende të ndryshme të botës.
Në datat 7-11 shtator poetët pjesëmarrës prezantuan, para krijuesve dhe të ftuarve shumtë, poezitë në gjuhën e tyre amtare dhe ne gjuhën angleze.


Ky Festival organizohet nga Zyra e Poezisë me qendër në qytetin e Patrës, në bashkëpunim me disa universitete dhe institucione të Greqisë, me mbështetjen kryesore të Bashkisë Patër.

Përveç të qenit qytet i një vendi me një kulturë dhe histori të lashtë, siç është Greqia, pas vitit 2004 Patra njihet edhe për urën (Rio – Antirio), një nga arritjet më të mëdha inxhinierike të kohës, që lidh qytetin Rion në Peleponez me Antirion në Greqinë kontinentale.
Por prej vitit 2018 qyteti i Patrës po njihet edhe për një urë tjetër të përbotshme dhe humane, siç është “Ura e Poezisë”.

Ndër elementët kryesorë që e bëjnë krejt të veçantë këtë festival janë; mikpritjen e organizatorëve, mënyra e organizimit dhe larmia e aktiviteteve që përfshihen në të. Qysh prej vitit 2018, në këtë manifestim të poezisë kanë marrë pjesë dhjetra poetë shqiptarë me banim në Shqipëri si dhe poetë shqiptarë që prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Nga ana tjetër qyteti Sarandës, në gjashtëmbëdhjetë Takimet Poetike Ndërkombëtare të përvitshme, që ka organizuar “Klubi i Krijuesve Jonianë”, ndër shumë poetë nga vende të ndryshme të botës, ka mirëpritur edhe shumë poetë nga Greqia.

Please follow and like us:
fb-share-icon