Gjendet i vdekur në Ksamil, Policia: Është vetëvarur në dhomën e hotelit ku qëndronte

PLAZHI I KSAMILIT SARANDA WEB
PLAZHI I KSAMILIT

Sarandë/ Informacion paraprak

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Korçari 37 vjeçar Laçi Pirro, u gjet nga punonjësja e hotelit. Kishte prenotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë. Madje sot do të largohej. Sipas burimeve policore aktin e vetëvarjes 37 vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme. Sot ka shkuar punonjësja e hotelit për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37 vjeçarin pa jetë.

Aktin e kish kryer me anë të një litari. Përveç shenjavë që le litari në fyt nuk kishte shenja të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon