33-vjeçari shkon për mjekim në spital. Policia: Thotë i plasi një fishek kur punonte arën

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi Hekuran Murtaj, 33 vjeç, banues në Delvinë.

Policia thotë se dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon