Në zbatim të kontratës për zbatimin e projektit “Pērmirësim i Integruar Urban e Turistik i Sarandës” lidhur ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë Albstar ku pjesë e kontratës janë :
-Rivitalizimi i Rrugës Skënderbeu
–Rivitalizimi I rrugës Mitat Hoxha
Nga data 03.10.2023 në Rrugën Skënderbeu kemi këto ndryshime në qarkullimin e automjeteve:
-Prej Sheshit Muharem Rushiti deri tek kryqëzimi i rrugës Abedin Dino me rrugën Adem Sheme (kryqëzimi I ish maternitetit), segmenti për efekt të sigurisë teknike dhe sociale do të bllokohet plotësisht.
Qarkullimi do të kryhet në dy sepse në rrugën Adem Sheme (përbri zyrave të ASHK). Gjithashtu qarkullimi do të kryhet në dy sepse në rrugën Jonianët (përbri tregut të fruta perimeve).
Sipas këtij Plani të Menaxhimit të Trafikut:
Rivitalizimi I rrugës Mitat Hoxha:
Prej data 03.10.2023 për arsye të sigurisë teknike dhe sociale gjatë kryerjes së punimeve do të kryhet bllokimi I segmentit nga kryqëzimi peshkatari në një distancë prej 387 metrash sipas këtij Plani të Menaxhimit të Trafikut.
Janë të lutur qytetarët të marin masat mbi këto ndryshime në qarkullimin e automjeteve.