Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në zonën e Lukovës.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë vënë në pranga shtetasit:
K. D., 56 vjeç, banues në Lukovë, pasi në fshatin Lukovë, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij;
D. Sh., 37 vjeç, banuese në Lukovë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE