ABI Bank donacion 2 automjete elektrike me 0 km për Policinë Bashkiake të Sarandës.
Çelsat e këtyre automjeteve u janë dorëzuar në mënyrë simbolike drejtorit të Policisë Bashkiake Sarandë Aleksandër Lilo nga zv. drejtori i përgjithshëm i ABI Bank Igli Sulaj, i cili është shprehur se ABI Bank do të jetë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur projekte të tilla, të cilat shkojnë në rritjen e sigurisë në qytetin turistik të Sarandës.
Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi duke falenderuar, është shprehur se është banka më e fokusuar në sektorin e turizmit dhe ky donacion përshtatet edhe me synimet e Sarandës drejt një qyteti ekologjik.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb