Policia njofton se Komisariati i Policisë Himarë, pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjeshta”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit H. B., 58 vjeç, banues në Borsh, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura gjatë kontrollit nga Policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Please follow and like us: