Thatësira dhe “miza e ullirit”, këtë sezon më pak ullinj. Pritet rritja e çmimit të vajit

Çmimi i vajit të ullirit pritet të jetë shumë i lartë këtë vit, për shkak se prodhimi në ullishte është i dobët. Fermerët dhe specialistët e bujqësisë thonë se shkak është thatësira dhe mungesa e spërkatjes kundër “mizës së ullirit”, një insekt që dëmton kokrrat dhe ul sasinë dhe cilësinë e vajit.

“Disa ullishtarë nuk i kryejnë shërbimet siç duhet. Veccanërisht për trajtimin e mizën e ullirit sepse nuk kanë kryer spërkatje, për pasojë dëmet janë të mëdha”, thonë specialistët e bujqësisë.

“Ky vit është poblematik për prodhimin. Shto këtu dhe faktin se është shitur gjithë sasia e vajit që u prodhua vitin e kaluar. S’ka më stok është shitur gjithë sasia që kishin fermeret nëpër shtëpia. Kështu që vaji i ri do dalë me çmim të lartë”.

Një vit më parë prodhimi i ullirit ishte i mbarë dhe vendi ynë eksportoi rreth 20 mijë ton vaj ulliri.

Please follow and like us:
fb-share-icon