Kombinimi i përsosur i historisë, ushqimit dhe aventurës. Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni i preferuar

Për ata që kërkojnë një destinacion të ‘pa prekur’ ende nga turistët, por të gatshëm për të ofruar pamje përrallore nga bregdetit, histori të moçme nga qendrat historike dhe ushqim tradicional nga bujtinat e vjetra, Shqipëria është zgjedhja ideale.

“Pika më e fortë e Shqipërisë është përballueshmëria e saj si një destinacion mesdhetar, dhe hapja e saj ndaj të huajve. Qyteti është një kombinim i përsosur i historisë, ushqimit dhe aventurës”, kështu e prezanton media spanjolle Shqipërinë krah destinacioneve më të vizituara në Mesdhe.

Artikullin dedikuar Shqipërisë prezanton për turistët dhe vizitorët e huaj pikat më të forta të Shqipërisë që e bëjnë kaq të pëlqyer nga kushdo që e viziton për herë të parë. 

Shkrimi i plotë:

Mesdheu është padyshim një nga destinacionet turistike më të njohura në Evropë i cili tërheq çdo vit miliona vizitorë, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “A21”.

Media spanjolle thekson se pikat e nxehta gjithnjë e më tërheqëse të Mesdheut juglindor ofrojnë një ndërthurje plazhesh të bukura, disa prej të cilave mund të konkurrojnë rërën e bardhë të Karaibeve, mrekullitë e një bote antike dhe një kuzhine të shkëlqyer.

Nëse kërkoni një arratisje të veçantë, autentike dhe jo pushime tradicionale vizitoni destinacionin e ri të Ballkanit, Shqipërinë e cila ofron pamje mahnitëse të plazheve dhe çmime të përballueshme!

Komisioni Evropian i Udhëtimeve konfirmoi në fillim të vitit 2023 se rritja më e madhe e numrit të turistëve është regjistruar në Shqipëri, një rritje prej 277% këtë verë krahasuar me 2013, e ndjekur nga Greqia me 147%, Turqia me 114% dhe Kroacia me 104%.

Shqipëria ofron një kombinim të plazheve të bukura, vendeve kulturore historike dhe kuzhinës tradicionale dhe të huaj.

Gjatë viteve të fundit është parë një rritje e popullaritetit në Rivierën Shqiptare, falë plazheve unike me rërë të bardhë, ujërave bruz dhe qyteteve mesjetare.

Please follow and like us:
fb-share-icon