Kanceri i gjirit prek edhe burrat. Infermierja: Ka shumë të prekur, por nuk shkojnë të vizitohen

Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë, por mund të gjendet tek burrat në raste shumë të rralla. Problemi është se burrat kurrë nuk kryejnë kontrolle madje hezitojnë edhe kur shfaqin hematoma në kraharor. Një rast i tillë është zbuluar gjatë këtij muaji.

“Ka dhe shumë burra që e kanë këtë sëmundje por nuk shkojnë të vizitohen sepse kanë turp. Një pacient ka qenë I diagnostikuar me tumor në gjoks dhe ka pasur hematomë të madhe. Ishte mbi 50-vjec. Çdolloj sëmundje duhet ti përballojmë me forcë jo me frikë”, tha infermierja Vosjava Teta.

VIDEO NË YOUTUBE https://youtu.be/QtCGJ5cPuAo

Bluzat e bardha presin nga Ministria e Shëndetësisë të dërgojë mamografinë e lëvizshme, teksa apelojnë burrat e gratë të mos neglizhojnë simptomat.

Please follow and like us:
fb-share-icon