Sekuestrohen 16 ndërtime pa leje në Ksamil: 4 në pranga dhe 2 arreste në shtëpi

Sarande, vijon operacioni per ekzekutimin e vendimeve te Prokurorise se Sarandes.

Pas ekzekutimit te masave “Arrest ne burg” per 4 ish zyrtare te IVMT te Bashkise Sarande, konkretisht Artur Musai, Vangjel Xhavara, Besian Koçi dhe Erton Zekaj, mesohet se mbremjen e djeshme jane ekzekutuar edhe dy masa te tjera sigurimi “Arrest ne shtepi” per dy zyrtare te tjere. Ende nuk dihet emrat e zyrtareve.

Nderkohe mesohet se Prokuroria e Sarandes ka urdheruar edhe sekuestrimin e 16 ndertimeve pa leje ne zonen e Ksamilit.

Behet fjale per nje hetim disa mujor te Prokurorise se Sarandes lidhur me ndertimet pa leje te kryera kryesisht ne periudhen mars-qershor 2023.

Ne oret ne vijim pritet deklarate zyrtare per shtyp

Please follow and like us:
fb-share-icon