Prindër dhe nxënës të “Adem Sheme”: Protesta jonë do të vazhdojë – VIDEO

Pas protestës javën e kaluar nga prindër dhe nxënës të 3 klasave të 6-ta në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë, prej 2 ditësh vijon një tjetër protestë.

Këtë radhë janë prindër dhe nxënës të klasës së frëngjeshtes, të cilët protestojnë kundër zgjidhjes së gjetur nga drejtoria e shkollës për mbylljen e nje klase dhe shpërndarjen e nxënësve edhe në këtë klasë.

Sipas tyre kjo do të bëjë që gjysma e klasës të punojë me një regjistër dhe gjysma tjetër me regjistër tjetër. Prosteta jonë do të vazhdojë deri në anullimin e këtij vendimi, shprehen prindërit e nxënësve në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon