Reagon Policia: Identifikuam pronarin e lopës dhe e shoqëruam. Ja akuza që i ngarkohet

Pas publikimit të pamjeve skandaloze të lopëve në varrezat e qytetit të Sarandës, ka ardhur edhe reagimi i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Nëpërmjet një deklarate, Policia shprehet:

Nisur nga shqetësimi i publikuar sot në faqen e portalit Sarandaweb, ku përmes fotove shihen disa lopë që janë futur brenda rrethimit të vorrezave publike në lagjen nr 3, sherbimet policore e ndoqën me vëmendje rastin. Për rrjedhojë u bë shoqërimi i shtetasit Z. Ç. me banim në këtë lagje, i cili për shkeljen e krijuar do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Dhunimi i varrezave publike”.

Falenderojmë portalin për publikimin e këtij rasti shqetësues, thuhet në reagimin e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon