10 muaj pas përfundimit të punimeve për rikontruksionin e urës së Metoqit, ura është kthyer në një gjendje ku përbën rrezik për kalimin edhe të këmbësorëve, pasi nga pamja e saj duket se ajo ka dalë nga funksioni për kalimin e automjeteve.
Banorë të zonës kanë apelojnë nëpërmjet Saranda Web për ndërhyrje të menjëhershme, përpara se të ndodhi ndonjë fatkeqësi, pasi ketu kalojnë gra dhe femijë, shpehen banorët.
Punimet për rikonstruksionin e urës së Metoqit filluan në fund të muajit shtator 2022, por edhe kur kishin kaluar 45 ditë, siç ishte afati i përfundimit të tyre, punimet dukeshin se ishin braktisur.
U desh një publikim në Saranda Web që firma që kishte marrë përsipër punimet me një vlerë prej 137 milionë lekë të vjetra t’i rikthehej punës për përfundimin e tyre në muajin dhjetor 2022.
Por kur nuk kanë kaluar as 10 muaj, ura është kthyer në një gjendje të rrezikshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.