Eshtë ndaluar autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Çukë – Pllakë.
Sipas burimeve policore të Sarandës bëhet me dije se është arrestuar 51 vjeçari Theofan Kaishi, autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti 48 vjeç banor i fshatit Metoq.
51 vjeçari Theofan Kaishi, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor nga Pllaka në drejtim të Çukës kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.
Pritet konkluzioni hetimor eksperti autoteknik të përcaktohet edhe shkaku.
KOMUNIKATA E POLICISË
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident me pasojë vdekjen, në aksin rrugor “Xarrë-Çukë”, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetasit që humbi jetën, Mariglen Dauti, 48 vjeç, si dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Theofan Kaishi, 51 vjeç, drejtues i automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 48-vjeçari.