Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë, Sarandë.
Në aksident janë përfshirë një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet, i cili i ka prerë rrugën furgonit.
Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve. Nga aksidenti janë lënduar disa pasagjerë të furgonit, të cilët ishin fëmijë që shkonin në kalçeto.
Pavarësisht se në muajin Korrik në këtë segment u vendosën kone plastik për ndarjen e korsive, sot në rrugë nuk gjendet asnjë prej koneve.
Në qytetin e betonit edhe ndarja e kësaj rruge duhet bërë me beton!
Please follow and like us: