Numri i aksidenteve me derrat e egër në rrjetet rrugore të Epirit është rritur së fundmi.
Këtë herë një autobus me targa shqiptare është përplasur me dy derra të egër në rrugën nacionale Janinë-Kakavije pranë Perivleptos, raporton DropolisNews.
Nga përplasja nuk ka pasagjerë të lënduar, por automjeti ka pësuar disa dëme materiale.
Rritja e numeit të derrave të egër tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, sidomos gjatë natës kur ata zakonisht lëvizin në tufa dhe mund të shkaktojnë aksidente të rënda trafiku.
Please follow and like us: