SPAK i sekuestroi apartamente në Sarandë, Dries Lonneux: “Nuk mund të flas për liderin që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri”
Gjykata e Apelit në Liège, Belgjikw nisi të hënën hetimin e çështjes në gjyqin “Pharmaceutica”, një çështje e madhe e trafikut të drogës, me shumë të pandehur. 18 persona preken nga procedura e ankimit.
Çështja, e mbiquajtur “Pharmaceutica”, përfshin të pandehur të shumtë dhe ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga e llojit kokainw, mbërriti nga Kolumbia dhe kalonte tranzit nëpër portet e Antwerpe ose Roterdam.
Janë sekuestruar jo më pak se 1.9 ton kokainë për një vlerë prej 80 milionë eurosh. Organizata kriminale do të kishte importuar potencialisht 15 ton kokainë.
Droga importohej në laboratorët në Ferrières dhe Modave, ku përpunohej dhe paketohej. U shqiptuan dënime deri në 12 vjet burg. Tetëmbëdhjetë të pandehur janë prekur nga ankesa e prokurorit federal.
“Është një organizatë e madhe”
Dries Lonneux, 44-vjeçari, banues në Comblain-au-Pont, i konsideruar si vendimmarrës në organizatën kriminale, u dënua me 12 vjet burg. Por ai e kontestoi këtë rol, ndërsa sugjeroi se nuk mund të flasë në detaje për këtë aferë, për shkak të rrezikshmërisë së organizatës.
“Është një organizatë e madhe. Nuk mund të flas për liderin e saj që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri. Kam marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, por nuk kam dhënë urdhra apo direktiva. Kam marrë urdhra dhe kam qenë i pranishëm në një rol mbikëqyrës. Misioni im ishte të shikoja dhe të raportoja. Por unë nuk e preka kokainën,” tha ai në gjykatë.
Dries Lonneux pohoi se hetimi ishte kryer ekskluzivisht kundër tij dhe se detyrat shtesë që do të bënin të mundur kualifikimin e rolit që i atribuoheshin atij i ishin refuzuar. Ai pretendon se ka qenë në dijeni të seriozitetit të fakteve, por kërkon një dënim më të vogël për rolin e tij si mbikëqyrës.
Në vitin 2019, Dries Lonneux rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin “RALET GREEN”, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja. Po ashtu, Dries Lonneux ka në pronësi dhe pesë apartamente në Sarandë, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Atij i’u sekuestruan edhe 5 toka në Tiranë.