Siguria në shkolla, drejtues të institucioneve takim në gjimnazin “Hasan Tahsini”

Kryetari i Bashkisë Sarandë, nënprefekti Kristaq Kiço, shefi i komisariatit Sarandë Gerald Toska, përfaqësues të ZVA Sarandë, si dhe punonjës të sigurisë në shkolla zhvilluam takim me drejtoreshën e shkollës së mesme “Hasan Tahsini” Eleni Barka dhe stafin pedagogjik të këtij gjimnazi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim sa më efikas, ndarjen e informacioneve mes institucioneve në kohë me qëllim krijimin e një ambienti dhe shoqërie sa më të sigurtë për nxënësit.


Gjatë takimit u diskutua gjithashtu gjithë problematikat lidhur me zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla, me qëllim për të mos lejuar depërtimin e fenomeneve negative në shkolla dhe brenda gjithë perimetrit të sigurisë, sikurse u vlerësua puna e mirë dhe përkushtimi i policisë bashkiake Sarandë dhe policisë së shtetit për këtë qëllim.

Please follow and like us:
fb-share-icon