Koka e groposur në Xarrë, reagon policia: Po hetojmë kujt i përket. Mbërrijnë edhe familjarë të Sulovarit

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Xarrë, ku u gjet një kokë e groposur në Kllogjer.

Ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit. Mbetjet kanë pasur ende inde, duke nënkuptuar kështu se nuk po bën shumë kohë e groposur.

Pas publikimit të këtij lajmi në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur së bashku me Leonard Thodhori nga Çuka.

NJOFTIMI I POLICISË

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Please follow and like us:
fb-share-icon