Një kokë e groposur është gjetur në fshatin Xarë të Konispolit. Koka është gjetur mbrëmjen e 14 nëntorit, ndërsa nuk ishte e dekompozuar.
Sipas hetimeve paraprake, koka i përket një çobani që rezulton i humbur prej disa kohësh. Mesditën e 15 nëntorit policia ka rritur të gjejë edhe trupin e personit të groposur.
Fillimisht u raportua se koka mund të kishte lidhje me Fatmir Sulovarin apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023, por në fakt sipas policisë i përket një çobani të humbur prej disa kohësh.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.