Durrsaku i vuri flakën biznesit në Sarandë, u dogj vetëm porta e jashtme

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit S. S., 41 vjeç, banues në Durrës.

Kjo pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur me lëndë djegëse, portën e jashtme të një dyqani, në lagjen nr. 1.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon