Vjedhja e velierës, reagon Gjergj Luca: Kam vjedhur, por velierën e gjetëm në det dhe u bë prona jonë

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar se katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa, kanë vjedhur një velierë në portin e Limionit.

Luca nënvizon se ka një keqkuptim pasi ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Sipas Lucës, Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet.

Unë kam vjedhur, por kam vjedhur në kohën e komunizmit thotë Gjergj Luca në reagimin e tij.

Është një keqkuptim, më thonë mua se Rozafa dhe peshkatarë të Rozafës kanë vjedhur një velierë unë u bëj një pyetje. Sipas legjislacionit dhe kodit detar shqiptar ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Peshkatarët e mi kanë vjedhur pronën e kompanisë së tyre. Uroj të sqarohet kjo punë sepse nuk ka asnjë logjikë kjo që ka ngritur policia kufitare. Mendoj se është një keqkuptim.’- është shprehur Gjergj Luca, i cili në fjalën e tij ka përdorur edhe një lumë fyerjesh ndaj mediave që kanë publikuar komunikatën e Policisë për vjedhjen e velierës nga punonjësit e kompanisë së Gjergj Lucës.

Please follow and like us:
fb-share-icon