Automjeti i përmbysur në rrugën e 5-të drejtohej nga një polic i dehur, prangoset nga AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin D.P me detyrë inspektor në pikën kufitare të Borshit, i cili humbi kontrollin e automjetit ditën e djeshme në hyrje të rrugës së 5-të në Sarandë dhe u aksidentua.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, efektivi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ndaj inspektorit të policisë kufitare të Borshit, rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

Please follow and like us:
fb-share-icon