SARANDA NEWS

spot_img

Shërbimi i taksive të paliçensuara, Policia e Sarandës merr situatën në kotroll

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. F., 32 vjeç dhe S. A., 48 vjeç.

Procedimi penal filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ofruar shërbimin taksi, me automjetet e tyre private, pa licencë dhe pa u regjistruar në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial