U denoncuan për fallsifikim testamenti, procedohen penalisht 2 noterë në Sarandë

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 43 vjeç dhe L. T., 51 vjeçe, me detyrë noterë.

Prcedimi penal nisi pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi V. H., se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar nënshkrimin e një testamenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon