Greqi: 19-vjeçari shqiptar humb jetën duke udhëtuar me automjet

Komuniteti lokal i Amfilochisë nw Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptari, i cili duhwtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos”.

19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhwtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranw Amfilochisw dhe po shkonte drejt Janinës. Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

Please follow and like us:
fb-share-icon