Rruga dytësore Çukë – Kulluricë frekuentohet pothuajse nga çdo automjet që udhëton nga Saranda drejt Livadhjasë, Konispolit dhe Qafë – Botës. Kjo për shkak se rruga me kalim nga Kraneja është distancë më e gjatë dhe për shkak se rruga në një pjesë të saj në Vrion është e dëmtuar.
Për shkak se rruga “e shkurtër” kalon nëpërmjet fshatit Kulluricë, ka rritur numrin e aksidenteve të shkaktuara pikërisht brenda fshatit. Sipas banorëve të Kulluricës, që nga koha e asfaltimit të rrugës deri tani janë shënuar 39 aksidente dhe të gjitha në të njëjtin vend.
Banorët e Kulluricës kërkojnë nga ana e institucioneve, por edhe nga bashkia Finiq marrjen e masave, duke vendosur sinjalistikë dhe pengesa për të bërë të mundur pengimin e ecjes me shpejtësi në zonën e banuar.