Ka filluar puna për ndërtimin e Terminalit të autobusave në Qafë Gjashtë.
Investimi për ndërtimin e Terminalit financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim dhe vlera e punimeve kap shifrën e 573,187,985 lekë të reja ose rreth 5.7 milionë euro.
Projekti për ndërtimin e Terminalit brenda qytetit ishte kundërshtuar edhe nga grupet e interesit, për shkak se nuk zgjidh problemin e trafikut në qytet, por përkundrazi do të krijonte kaos në trafik.
Grupet e interesit kishin kërkuar që Terminali të ndërtohej në zonën e Vrionit, Urës së Gajdarit ose Shelegarit.
Please follow and like us: