Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.
Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.
“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.
Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.
Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.
Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!
“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.
Në një tjetër mesazh, hakerët kanë dërguar edhe video ku tregojnë si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit të tyre ku kanë vjedhur dhe të dhënat e mijëra abonentëve shqiptarë.
“Lejohet qasja në Terror-Telecom
MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!”– shkruajnë ata.