Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos,të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.
Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt gjatë një atentati me mine të telekomanduar në kryeqytet.
Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Please follow and like us: