Poeti Alush Avduli ndahet nga jeta në moshën 70 vjeç

Poeti Alush Avduli është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeç.

Alush Avduli lindi në Shalës, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Konispol.

Shkrimtari Pajtim Çaushi do të shkruante kështu për Alush Avdulin:

Nga gjithë sa kanë qënë bashkënxënës me të apo ata që e njohën si nxënës në shkollën e Shalësit e gjimnazin e Konispolit, Alushi ka patur fatin më dramatik që mund të ketë fëmija apo i riu.

Atij lupa e kohës dhe e regjimit “biografia” i mohoi më të domosdoshmen e më njerëzoren për qënien njeri: barazinë me të tjerët…!

E shënova si fat dramatik për vet paradoksin e dukurisë: ishte nxënës elitar në lëndën e letërsisë, i evidentuar që gjatë asaj kohe edhe si autor. Njëheraz, ishte deklamues e recitues i talentuar si dhe krijues poezish e hartimesh të bukur.

E megjithatë, dera e shkollës së lartë iu mbyll duke e lënë jashtë mes llohës së regjimit e ngricës së biografisë.

Kështu, ndërsa shokët e shoqet bashkënxënëse, me harenë e moshës në zemër e valiçen e ëndrrave në dorë, u ngjitën në shkallët e Universitetit, Alushit iu tregua puna në kooperativë bujqësore dhe shërbimi i detyrar ushtarak.

Ashtu si tek personazhet e antikitetit, edhe fati i tij ishte i paracaktuar nga lubia diskriminuese me emrin përçarës luftë e klasave. E megjithatë, ai nuk u rrëzua të zvarritej, por qëndroi drejt në këmbë.

Alush Avduli nuk u mërzit as me shkaktarët, as me fatlumët. Qëndroi i heshtur në shoqërinë e fatit të vet dhe u betua se do të studionte gjithë me ngulm kohës për të përvetësuar ato njohuri që të tjerët do t’i merrnin në auditoret e të lartës.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon