Gurim Daco, 57 vjeç nga Delvina është gjetur i pajetë përpara pallatit ku jetonte mëngjesin e sotëm.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat 57-vjeçari ka humbur jetën, por paraprakisht dyshohet se si pasojë e alkoolit nuk ka mundur të shkojë deri në banesë dhe ka humbur jetën nga i ftohti.
Ditën e djeshme nëpërmjet një video kronike Saranda Web përcolli apelin e motrës së Gurim Daco drejtuar institucioneve për gjendjen në të cilën ai dhe nëna e tij 75-vjeçare bashkëjetonin me minjtë dhe për ndihmë ndaj tyre, pasi Gurimi vuante nga probleme shëndetësore dhe psikologjike dhe ishte i alkoolizuar.