SARANDA NEWS

spot_img

Policia e Sarandës: U njoftuam se një shtetas ndërtoi pa leje, e prangosëm

Ndërtoi pa leje, një objekt, në qytetin e Sarandës, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari.

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr.1, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi I. M. kishte ndërtuar pa leje, një objekt, ngjitur me dyqanin e marrë me qira, për qëllime përfitimi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 59 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial