E kanosi me thikë dhe i mori varësen e floririt 19-vjeçarit, prangoset – VIDEO

I mori byzylykun e floririt, një shtetasi, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë), falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3, Sarandë, një shtetas i kishte marrë byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon