35 vjeçari shqiptar Erlis Salaj, i shpallur në kërkim për vrasjen Pëllumb Islamit, shëtit i lirë në shtetin grek.
Mediet greke ka publikuar një video të tij, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.
I njohur si kreu i bandës së “Luanëve” Salaj akuzohet për vrasjen e Pëllumb Islamit më 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.
Islami ishte duke parë ndeshjen kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.
Please follow and like us: