Mbushte detin për të shtuar sipërfaqen e plazhit, procedohet penalisht

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Procedimi penal filloi pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte në det, në zonën e plazhit që ka në menaxhim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon