I plagosuri nga aksidenti transportohet në Tiranë, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Aliu 20 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.

Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas Enkelejd Çaushi, 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi David Çepe 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Please follow and like us:
fb-share-icon