Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Transportonte skrap, anija përplaset me shkëmbinjtë në zonën pranë Ksamilit

Transportonte skrap, anija përplaset me shkëmbinjtë në zonën pranë Ksamilit

Një anije që transportonte skrap është përplasur me shkëmbinjtë në zonën pranë Ksamilit, ndërsa po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa anija tregtare “Bergfjord” që u përfshi në të është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve.

Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap. Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial